Dol: Në Ballkan gjendja është shpërthyese, Evropa duhet të reagojë

Zhozep Dol, kryetari i grupit më të madh politik në Parlamentin evropian – Partitë popullore, në intervistën e sotme për gazetën ditore të Strasburgut “DNA” I paralajmëron euro deputetët e ardhshëm se duhet ta marrin përgjegjësinë për Ballkanin, të mësuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

“Ata (eurodeputetët e ardhshëm) së shpejti duhet të vetëdijesohen për atë që po ndodh në Ukrainë. E gjithashtu edhe në Ballkan! Në Ballkan është shpërthyese!”, thotë Zhozep Dol. “Nëse nuk vendoset shteti juridik atje, do të vazhdojë banditizmi i madh, oligarkia dhe korrupsioni.

Kjo është e pamundur të kontrollohet. Nëse kjo vazhdon, atje do të na ndodhë revolucion dhe shpresoj se nuk do të ketë luftë”, konstaton me keqardhje euro deputeti francez. “Këtë na e tha shumë qartë nga fundi i marsit presidenti amerikan Barak Obama, kur erdhi në Bruksel: ‘Ballkani është problem i Evropës, e jo i SHBA-së'”, shtoi ai.

Zhozep Dol hoqi dorë nga mandati i euro deputetit, por ai mbetet në politikë si kryetar i partive popullore evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button