Anelka e la Athleticon, për islamin

Sulmuesi i njohur francez, Nicolas Anelka e kë më të rëndësishme fenë e tij, se sa karrierën si futbollist. Ish sulmuesi i skuadrave të njohura si Real Madrid, Liverpool, Arsenal, Chelsea, së fundi i WBA, kishte arritur marrëveshje javën e kaluar me skuadrën braziliane, Athletico Mineiro.

Por kur Anelka pritej të prezantohej si futbollist i skuadrës ku luan Ronaldinho, ai e ndërroi agjendën e tij. Anelka është parë në Kuwait ku ka shkuar për të ndjekur një Konferencë Islamike. Ai nuk ka dhënë llogari për udhëtimin e tij, ndërsa krerët e skuadrës braziliane e quajnë marrëveshjen të prishur.


“Ne kishim arritur marrëveshje me Anelkan, por ai nuk respektoi rregullat e marrëveshjes, kështu që marrëveshja nuk është valide”, ka thënë drejtori i skuadrës braziliane.

Për më keq, në dyqanet sportive në Brazil, fanelat e Anelkas kishin filluar të shiten.

Lajme të ngjashme

Back to top button