fbpx

Zijadin Sela ftohet në përkujtimin e 15-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës

Në përkujtim të 15- vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, sot, me fillim në orën 10:00, në qytetin e Kukësit në Shqipëri, nën kujdesin e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, janë organizuar një sërë aktivitetesh, ku të pranishëm ishin krerët e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe figura të njohura të jetës publike nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë. Ftesë nga Kryeministri  Edi Rama, për këtë manifestim ka ardhur edhe në adresë të komunës së Strugës, drejtuar kryetarit të komunës, Ziadin Sela, i cili në pamundësi të jetë prezent në këtë aktivitet, dërgoi në Kukës, një delegacion nga Struga, i udhëhequr nga kryetari i Këshillit të Strugës, Abdulla Qazimi.  

“ Duke nderuar thellësisht shpirtin e sakrificës e të mbijetesës, të përkushtimit e solidaritetit ndërshqiptar, si dhe duke shprehur tërë mirënjohjen tonë ndaj botës euroatlantike që na  u gjend pranë e krah nesh në betejën e madhe t popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi, shqiptarët tashmë, andej e këtej Morinit, do të jenë bashkë për t’iu gëzuar kësaj hapësire të pafund lirie.

Unë ndihem thellësisht i lumtur që më 16 prill, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tim Hashim Thaçi, do të jemi mes qindra ish-luftëtarëve të lirisë, të rinjve, burrave e grave nga të gjitha trevat shqiptare. Në pritje të takimit me ju, Miqësisht, Edi Rama.” –  thuhet mes tjerash në ftesën që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar kryetarit të komunës së Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button