Zhernovski: Pas fotografisë së gjysmë milion eurove të hedhura ende do të protestoni në mbrojtje të krimit?

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, publikoi një fotografi ku shihen pallmat e thata, të hedhura në deponi, njofton Portalb.mk.

“Zyrtarët e Komunës Qendër sot i kanë gjetur pallmat. Kjo është fotografia mjeruese e gjysmë milion eurove të hedhura në deponi. Nga gjithsej 138 pallma, kanë mbijetuar vetëm 13 drunj. Prej kur janë sjellë pallmat kanë qenë gjysmë të vdekura. E kishim patjetër t’i mbajmë në kazan me ujë që të mbijetojnë”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim”. Pas kësaj fotografie dhe pas kësaj deklarate, ende do të protestoni në mbrojtje të krimit?!?”, shkruan Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button