Makineria VMRO-DPMNE disponon mijëra vota të manipuluara

Rruajtja, thuajse  e pandryshuar e fondit të votave nga ana e VMRO-DPMNE-së, në disa cikle zgjedhore, është bërë objekt i analizave të bazuara në statistikat që  nuk përputhen me të dhënat e Listës zgjedhore, sigurimit të qytetarëve në Fondin Shëndetësorë dhe azhurnimit të mirëfilltë të të dhënave nga Enti Shtetërorë për Statistikë.

Shfrytëzimi i administratës shtetërore dhe presionet e ndryshme të partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, janë konsideruar si parametra të makinerisë votuese të kësaj partie.

Një analizë në portalin informative “Libertas”, duke bërë krahasimin mes të dhënave statistikore dhe trendit të domosdoshëm të përpunimit të të dhënave të reja, shtron dilemën nëse është e mundur që VMRO-DPMNE të manipulojë me kotën prej 100 mijë votave?

Problemi bazë në trajtimin e kësaj dileme shtrohet mos regjistrimi i popullsisë, por të dhënat krhasimore të evidencës mes hallkave të ndryshme institucionale, nxjerrin në pah diferenca shumë të mëdha që e bëjën deri në njëfarë mase si të mirëqenë dilemën për vota të manipuluara nga VMRO-DPMNE.

Sipas të dhënave të fundit të Fondit Shëndetësorë, në vend ka 1.744.237 persona të siguruar. Duke marrë parasysh se të papunësuarit kanë të drejtë të sigurimit shëndetësorë dhe fëmijët deri në moshën 18 vjet, mbetet një numër shumë i vogël i qytetarëve të pa regjistruar, duk I shtuar kësaj edhe të dhënat e Bankës Botërore se në dhjetë vitet  fundit nga vendi janë larguar rreth 450 mijë persona, i bie që popullsia të jetë 1.700.000.
Ne listën zgjedhore janë të regjistruar 1.779.572 votues. Ku janë fëmijët deri në moshën 18 vjeçare?

Sipas Entit Statistikor për Statistikë të Maqedonisë, nga 0 deri në 17 vjeç në vend ka 436.483 persona. Nëse është e vërtet se ne vend ka 1.700.000 qytetarë, ndërsa nga ato 436 mijë janë të ri deri në moshën 18 vjeçare, atëherë në listën zgjedhore duhet të jenë 1.300.000 persona. Kjo diferencë është 470 mijë votues fantom që do të thotë se qeveria ka në disponim 450 mijë vota.

Lajme të ngjashme

Back to top button