BE, në vitin 2016 janë miratuar mbi 700 mijë kërkesa për azil

Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian ka deklaruar se vendet evropiane në vitin 2016 kanë miratuar statusin e refugjatit ose ndonjë formë tjetër të mbrojtjes për më shumë se 700 mijë njerëz, prej të cilëve shumica prej tyre janë shtetas sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Eurostat të mërkurën ka bërë të ditur se vendet anëtare të BE-së vitin e kaluar kanë dhënë mbrojtje për 710.400 azilantë, që është më shumë se dyfishi në krahasim me një vit më parë. Kjo ka ndodhur pasi mbi një milion njerëz kanë hyrë në Evropë, kryesisht të ikur nga konfliktet në Siri dhe Irak, dhe disa prej tyre në kërkim të një jetë më të mirë.

Eurostat thotë se mbrojtje kanë marrë 405,600 sirianë, 65,800 irakianë dhe 61,800 shtetas të Afganistanit.

Mbrojtje për më shumë se 70 për qind të sirianëve ka ofruar Gjermania, ndërsa Suedia ka ofruar mbrojte për 45 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button