Busejra Daci te Drita e Gjilanit për “Final Four”

Një nga basketbollistet më të mira në Maqedonisë, Busjra Daci nuk ka të ndalur me paraqitjet e mira. Pasi që ka përfunduar një sezon shumë të mirë me ekipin e saj Klubski, duke përfunduar në pozitën e 3-të në tabelë, Bisejrës tani më i ka ardhur dhe një ftesë që të jetë anëtare e KB Drita nga Gjilani, skuadër kjo e cila do të jetë pjesë e “final-four” të Kosovës.

“Po mua më ka befasuar ftesa që më kanë bërë, pasi që nuk e kisha pritë një gjë të tillë. Gjithsesi të jesh pjesë e katërshes më të mirë në Ligën e Kosovës është me shumë domethënie dhe besoj se unë do të arrij ta dëshmoj veten”

Ndeshjen e parë KB Drita e ka luajtur ndaj Sigal Prishtina ku ka pësuar disfatë me rezultat 80:57, ku pjesë e gjilanasve ishte dhe shkupjania Busejra Daci. E cila ka shënuar 4 pik, duke i pasuar edhe 7 asiste dhe kishte edhe 3 topa të “vjedhur”.

Por paraqitja e mirë në lojën e parë dhe mundësia për tu dëshmuar edhe në ndeshjet tjera do ti hapë dyert Busejrës për të provuar fatin që të mbetet në Superligën e femrave në Kosovë.


“Shanset janë shumë të mëdha që unë të mbetet në Kosovë për të luajtur për ndonjë nga ekipet vendore, siç është Sigal Prishtina, por ende nuk dihet, ndoshta do të kem edhe oferta më të mira, për atë ende asgjë nuk kam vendosur”, është shprehur Busejra Daci.

Busejra ka kohë që është ndër basketbollistët më të mira në Maqedoni, por që ende nuk ka marrë ftesë të jetë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, e për çka ajo thotë se është vështirë për faktin se është shqiptare dhe kjo bën që edhe të mos ftohet.

“Paraqitja në “final four” të Kosovës duhet të jetë edhe një shkak plus për të marrë ftesë në reprezentacionin, po kjo nuk ndodhë pasi që nuk marrin shqiptare dhe për këtë e di se do ta kem shumë rëndë për të qenë pjesë e më të mirave në Maqedoni”, ka thënë Daci. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button