Nuk ndalet Rene Rexhepi, hap restorant në xhungël (FOTO)

Tom Sietsema i cili punon si kritik i ushqimeve në Washington Post që nga vitit 2000 ka shkruar një kritikë pozitive për kryekuzhinierin shqiptar Rene Rexhepi i cili ka hapur restorant përkohësisht në Meksikë, përcjellë KultPlus.

“Të vendosësh një restorant në xhungël ishte një nga sfidat tona më të mëdha”, thotë James Spreadbury, i cili ka veshur shorce sportive prapa përparëses së tij.

 Restauranti Noma i cili ka fituar që katër vite çmimin “Restauranti më i mirë në botë”, është mbyllur për herë të dytë në histori të vet. Herën e parë ai ishte mbyllur në vitin 2015 ku ekipi kishte fluturuar për në Tokyo dhe kishte hapur një restorant të përkohshëm kurse tani ata kanë hapur një të tillë në Meksikë i cili do të punojë nga 12 prill deri më 28 maj.
Kurse ajo që e vërteton reputacionin e Nomasë dhe shefit të saj Rene Rexhepi është fakti që të gjitha biletat që kishin çmim 600 dollarë për një darkë për një person jo çuditërisht janë shitur.

Hapja për pak nuk ka qenë duke ndodhur për shkak të shqetësimit të stafit për akomodim të tyre dhe të familjes së tyre por edhe për shkak të vendimeve politike që ka marrë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me Meksikën. Mirëpo Rene Rexhepi ka udhëtuar 25 herë në Meksikë kurse tani po e shfrytëzon edhe përvojën dhe përbërësit vendorë për ushqimet e tij.

“Ne kemi shumë meksikanë që punojnë për ne. Shumë gjëra për të eksperimentuar”, thotë Rexhepi.
Kurse çështja e familjes merr një kuptim të ri kur e konsideron që një staf prej më shumë se 20 nacionaliteteve punojnë së bashku duke pasur vetëm të hënën dhe të martën pushim. Kurse përkrahë kryekuzhinierit janë edhe familja e tij, bashkëshortja ,tri vajzat, vëllai binjak dhe vjehrra e tij.

Mirëpo çmimi prej 600 dollarë për ushqim nuk i lë mbresa kryekuzhinierit i cili beson që stafi it tij duhet të ketë paga të mjaftueshme për të pasur një jetë të mirë dhe se ka bashkëpunuar më një organizatë joqeveritare -Traspatio Maya që të ketë përbërës vendorë si misër, larva apo bletë të egra. Madje punëtorët vendorë të cilët punojnë së bashku me të bëjnë breshka për ushqim të cilat servohen vetëm në fund të ushqimit. “Ndërgjegjja ime është e pastër”, thotë Rexhepi, i cili gjithashtu ka krijuar një fond bursash për studentët meksikanë të kuzhinës.

Kjo pritet që të jetë hapja e fundit e përkohshme e restoranti para se Noma 2.0 të hapet në Kopenhagë në dhjetor me një fermë eksperimentale urbane. Ndërkohë që janë marrë parasysh edhe emra të ri përfshirë Deep Blue dhe Abyss mirëpo kuzhinieri më i famshëm në botë thotë se ka gjasa të mbetet me Nomën.

Kudo në botë që gatuan, Rexhepi i thotë stafit të tij “ne duhet të jemi ushqimi i dekadës për njerëzit”, përfundon artikulli në Washington Post.

Rene Rexhepi në fejsbuk ka faleminderuar Meksikën duke shpërndarë fotografi me pemë tropikale që janë karakteristikë e këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button