Lika: Në BDI janë ushtarët e luftërave të fundit

Kandidatët për deputet të njësisë zgjedhore numër 6 nga BDI dhe këshilltarë komunalë e funksionarë të tjerë, vizituan dje disa fshatra të Malësisë së Tetovës, njofton. 

Kandidati për deputet në këtë zonë zgjedhore Hazbi Lika tha se në BDI janë të gjitha gjeneratat që kanë kontribuar për kombin. 

“Tek ne janë atdhetarët e Lëvizjes së ’68 ato të ’81 tek ne janë ushtarët e luftërave të fundit por tek ne është rinia forca dhe shpirti i këtij kombi. Malësia është detyrimi jonë sepse bukën që na e keni dhënë në ato kohëra ne nuk mundë t’ua paguajmë me asgjë”, tha Lika. 

Lika bëri thirrje për dalje masive në zgjedhjet parlamentare duke theksuar se ky mandat do të jetë më ndryshe dhe më i fuqishëm nga mandatet tjera dhe se mbi 2800 projekte presin për realizim. 

Madje, shefi i Shtabit zgjedhor në Tetovë, Xhevat Ademi bëri thirrje që Malësia siç i ka dhënë besim Ali Ahmetit dhe BDI-së në të gjithë ciklet zgjedhore, “më 27 prill duhet të dalë masivisht dhe të votojë numrin 4, pasi BDI është partia që i përfaqëson shqiptarët, realizon interesat e tyre dhe punon për të mirën e shqiptarëve”. 

Karvani filloi në fshatin Bozovcë për të vazhduar në fshatin Veshallë dhe fshatin Brodec, kurse në të njëjtën kohë një delegacion tjetër i BDI-së ka vizituar fshatin Gajre dhe fshatin Lisec. Ndryshe, tubimi qendror i Shtabit Tetovë u zhvillua në fshatin Shipkovicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button