Maqedoni, nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese kërkohet të shpallen të pavlefshme zgjedhjet e 11 dhjetorit

Kërkohet nga Gjykata Kushtetuese që t’i anulojë zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016 dhe votimin e diasporës, njofton Portalb.mk.

Kjo nuk është praktikë e pazakontë për Gjykatën sepse pas sfidës së abolimit të kryetarit i cili shkaktoi dridhje të mëdha politike u gjet avokati prej Ohrit për të cilin më pas u vërtetua se punon në grupin e mbrojtjes së ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovksa, për të cilën Prokuroria Speciale Publike (PSP)  ka hapur procedurë hetimore. Edhe pas iniciativës ku kontestohet ligji për PSP-në është nënshkruar avokati i Sveti Nikollës.

Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Olivera Filipovska, për Makfax deklaroi se ka arritur një iniciativë nga qytetarët ku vihet në dilemë vendimi për lëshim të Kuvendit si dhe vendimi për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit. Iniciativa daton që nga shkurti i këtij viti dhe tashmë është në shqyrtim në njërën nga gjykatat kushtetuese ku do të raportohet nga gjykatësi.

Filipovska as nuk mohoi, e as nuk vërtetoi se është e mundur të ekzistojë edhe iniciativë tjetër e lidhur me procesin zgjedhor duke u arsyetuar se tash për tash nuk ka qasje në bazën e informatave.

Jo zyrtarisht kuptohet se ka arritur edhe një iniciativë nga qytetarët ku kontestohet një segment i procesit zgjedhor, votimi i diasporës. Kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Nenit 4, paragrafi 6 i ligjit zgjedhor, ku thuhet se “njësitë zgjedhore të cilat përfshijnë Evropën, Afrikën, Amerikën veriore dhe Jugore, Australinë dhe Azinë nga ku është zgjedhur deputet duhet që lista e kandidatëve të ketë marrë tre herë më shumë vota nga numri i votave me të cilat zgjedhet deputeti me numër më të vogël të votave në njësitë zgjedhore në Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button