Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe “Fridrih Ebert” ishin caku i sulmit kibernetik

Fondacionet “Konard Adenauer” e afërt me kancelaren Angela Merkel dhe “Fridrih Ebert” e cila është themeluar nga socialdemokratët ishin cak i sulmit në të njëjtën kohë kur me të njëjtin problem u përballen edhe përkrahësi i kandidatit për kryetar të ardhshëm të Francës, Emanuel Makron, shkruajnë media gjermane të cilët citojnë ekspert të mbrojtjes digjitale, përcjell Portalb.mk.

Sipas ekspertit të sigurisë digjitale, Fajke Hakeborg sulmuesit kanë përdorur mesazhet në e-mail që të instalojnë softuer në fondacionet e dy partive pushtetare në Gjermani. Sulmet kanë ndodhur në mars dhe prill kurse ende nuk është e qartë nëse qëllimi kryesor ka qenë sistemi elektronik i dy fondacioneve ose ato kanë qenë kanal që të arrijnë deri te partitë.

Përfaqësuesit e pushteti gjerman kanë deklaruar se ekziston rrezik për mesazhe elektronike senzitive të cilat janë marrë nga bundestagu gjerman më 2015 nga ana e hakerave rus që të publikohen para zgjedhjeve federale parlamentare në shtator.

Ekspertët e sigurisë digjitale kanë paralajmëruar kolegët e tyre gjerman se para zgjedhjeve të presin sulme kibernetike të atilla siç u përball shtabi i kandidates demokrate për kryetar të SHBA-ve, Hilary Klinton. Moska zyrtare i hedh poshtë akuzat e Uashingtonit dhe Berlinit se Qeverisa ruse është përgjegjëse për sulmet kibernetike për qëllime të politikave perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button