Qeveria BDI-VMRO diskriminon vendbanimet shqiptare

Në vazhdën e takimeve parazgjedhore të RDK-së në rajonin e komunës së Bogovinës u prezantua platforma zgjedhore nëpërmjet një analize krahasimore të deklaratave manipulative të funksionarëve të BDI-së dhe rezultateve të prezantuara nga eksponentët e VMRO-DPMNE-së. 

Para të pranishmive u mirëprit prezantimi i kandidatit për deputet Izet Zeqiri i cili prezantoi dështimet e shumta të kësaj qeverie në shumë lëmi në dëm të popullit shqiptarë. Izet Zeqiri theks të veçantë në diksutim i kushtoi diskriminimit institucional në lëmin e punësimit në sektorin publik që sipas RDK-së u kanë kushtuar shqiptarëve humbjen e 22 mijë punësimeve bazuar në kriterin e përfaqësimit adekuat në institucione. 

Kandidati Zeqiri potencoi dështimet strukturore të kësaj qeverie në realizimin e investimeve kapitale në infrastrukturë, arsim, kulturë, decentralizim dhe në gjithçka që është para publike. Kryetari i RDK-së Rufi Osmani theksoi se janë politikat e gabuara ekonomike dhe fiskale të qeverisë VMRO-BDI që kanë diskriminuar rëndë vendbanimet shqiptare në plan ekonomik dhe investiv dhe që këto vendbanime i kanë transformuar në vendbanime ku jetojnë vetëm pleqtë dhe ku të rinjtë shqiptarë largohen masivisht nga vendlindja. 

Në epiqendër të kritikës së kryetarit Osmani ishte moszbatimi i ligjit për zhvillim të barabartë rajonal me çka 1% e PBB-së ose çdo vit nga 70 milion euro nuk investohen para publike në vendbanimet ku kryesisht jetojnë shqiptarët. Politikat etnocentrike të VMRO-DPMNE-së jo vetëm investimet kapitale por edhe investimet e huaja që tejkalojnë qindra miliona euro i orientojnë vetëm në Shkup dhe në komunat me banorë maqedonas duke lënë pas dore vendbanimet shqiptare. 

Pra bëhet fjalë për një diskriminim sistemor dhe sistematik që daltonistët e korruptuar politikë të BDI-së nuk dinë ose nuk duan ta shohin përfundoi Osmani. 

Në takime me qytetarët prezantuan edhe kandidatët tjerë për deputet nga njësia zgjedhore 6. Mirsade Emini Asani, Binaz Pajaziti, Vigjilent Leka, Vizllim Selmani, Shabidin Seferi dhe Lokman Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button