“Utrinski” të shtunën do ta botojë numrin e fundit

Pas thuajse dy dekadave punë, të shtunën gazeta “Utrinski Vesnik” do ta botojë numrin e saj të fundit, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Sindikatës së gazetës, Lubisha Stankoviq, në profilin e tij të “Facebook-ut”, e kumtoi lajmin për shuarjen e gazetës.

“Pas plot 18 viteve, falë menaxhimit të keq të Sërgjan Kerimit, të shtunën, do të shuhet “Utrinski Vestik”. Duhet që të mbahet mend emri i atij që do ta varrosë gazetën”, shkruajti Stankoviq.

Sipas informatave të deritanishme, gazetat “Utrinski” dhe “Vest” do të bëhet ueb-portale me dis atë punësuar, ndërkaq punëtorët e tjerë do të ngelen pa punë.

“Utrinski”, është njëra ndër gazetat e cila është botuar nga Media Print Maqedoni (MPM), gazetarët e së cilës kanë bërë greve pasi që nuk u janë paguar rrogat. Ata kanë kërkuar takim me drejtorin, Kerim, por dera e tij ka qenë e mbyllur për gazetarët.

Në ndërkohë është hapur ndërmarrje e re simotër, me emrin e ngjashëm “Media Print SHPK”, e cila publikoi disa shpallje për punësim të gazetarëve dhe redaktorëve. Ndërmarrje e re është në pronësi të Aleksandar Dinev, i cili është pjesë e menaxhmentit aktual të MPM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button