Takim i ri Ahmeti-Zaev

Edhe sot pritet takim i liderave partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe atij të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Si dje edhe sot takimi pritet të mbahet në Kuvendin e Maqedonisë me qëllim që të gjendet një hap konkret dhe më i shpejtë për zhbllokim të Kuvendit dhe zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.

Në lidhje me takimin e djeshëm Ahmeti-Zaev, deputeti i LSDM-së, Lupço Nikollovski u shpreh se secila ditë është mundësi e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit i cili do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e mëtutjeshëm.

“Bisedimet janë pjesë e shumicës parlamentare e cila e fitoi besimin e qytetarëve. VMRO-DPMNE dhe kjo udhëheqësi kriminale është e kaluar dhe për këtë bisedimet do të vazhdojnë ndërmjet shumicës parlamentare dhe për këtë takimet ndërliderësh politik të cilët përbëjnë shumicën në Kuvend janë të logjikshme”, tha Nikollovski.

Përndryshe, takimet ndërliderësh partiak të shumicës parlamentare janë realizuar në vazhdimësi që pasi Zoran Zaevi siguroi 67 nënshkrimet e mandatimit për formim të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button