Forcat izraelite sulmojnë Xhaminë Al-Aksa

“Ky është sulmi më i madh në xhaminë e shenjtë në vite,”  ka thënë Shejh Azzam al – Khatib, drejtor i përgjithshëm i Organizatës për cështje bamirësie myslimane dhe Punëve në Al – Aksa  (e cila është drejtuar nga qeveria jordaneze ) për Agjencinë Anadolu.

“ Më shumë se 1,000 ushtarë izraelitë rrethuan kompleksin e Xhamisë Al- Aksa,” shtoi ai.

Sipas dëshmitarëve okularë, përleshjet shpërthyen pasi forcat izraelite hynë me forcë në vendin e shenjtë në një orvatje të dukshme për të shpërndarë protestuesit palestinezë të cilët kanë ngritur kamp brenda komleksit për disa ditë më radhë.

Palestinezët po protestojnë në përgjigje të thirrjeve të grupeve dhe figurave palestineze për të mbrojtur Al- Aksan pas kërcënimeve nga grupe ekstremiste çifute për të sulmuar kompleksin e shenjtë gjatë festës së Pashkës hebraike.

“Forcat izraelite rrethuan besimtarët afër xhamive Al – Qibali dhe Al – Marawani (brenda kompleksit) dhe hodhën gaz lotsjellës mbi ta, duke lënë 17 njerëz të vuajnë asfiksim të përkohshëm,”  ka  tha Othman Ebu Gharbiyeh, një roje e Xhamisë Al – Aksa.

“Pas faljes së sabahut, forcat izraelite kanë ndaluar palestinezët nën moshën 50 vjeç të hyjnë në kompleks.”

Autoritetet izraelite, nga ana e tyre, thanë se të rinjtë palestinezë sulmuan forcat izraelite me gurë, duke lënë një polic me lëndime të lehta.

Për myslimanët, Al – Aksa përfaqëson vendin e tretë të shenjtë në botë.

Izraeli ka pushtuar Al- Kudsin gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme. Më vonë aneksoi qytetin e shenjtë në vitin 1980, duke e deklaruar atë si kryeqytet të shtetit të vetë –shpallur hebre./ Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button