Politikanët të mos luftojnë vetëm për para dhe për pushtet! (VIDEO)

Një Partizan, Shkupjan 93 vjeçar, në bisedë me ekipin e CIVIL Media, u dërgoi porosi politikanëve të Maqedonisë, të ulen, të bisedojnë dhe ta ruajnë Maqedoninë për të cilën kanë luftuar ai dhe shokët e tij.

Luftëtari i vetmuar i LNÇ u ankua se njerëzit janë të pangopur, dhe se, edhe pse ka disa dekorata – “askush nuk më pyet se si jam, çfarë kam..Jam i vetmuar, në katër mure…”

“Politikanët të ulen, të merren vesh dhe të brengosen që së paku këtë pjesë të Maqedonisë ta ruajnë  e të mos luftojnë njëri kundër tjetrit për pushtet dhe për para. Njeriu sa më shumë që ka aq më shumë kërkon. Kam 93 vjet askush nuk erdhi të më pyet si jam dhe ku jam dhe si jetoj” u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button