Atë që të gjithë e kritikojnë, Ivanov e lavdëron

“Hungaria është mik i Maqedonisë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme politike dhe mes dy vendeve kemi çështje të hapura”, vlerësoi presidenti Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin shtetëror hungarez MTVA, njofton Portalb.mk.

“Ne i jemi falënderues Hungarisë, jo vetëm për atë që na dërgoi policë të tre që të jenë në kufirin ton me territorin e Bashkimin Evropian, por edhe për atë që Hungaria gjatë kohës së krizës me pajisje teknike, për ta mbrojtur kufirin tonë. Ne i jemi me të vërtetë falënderues për atë ndihmë që e kemi nga Hungaria, veçmas nga kryeministri Orban i cili atëherë u tregua mik i vërtetë dhe shikonte më afatgjatë se të gjitha vendet tjera. Përvojat që i kishte Hungaria me vendosjen e telave dhe parandalimin e korridorit i kemi përdorur edhe ne. Të vendosim edhe ne tela në kufirin tonë që fillimisht të mundemi ta rregullojmë korridorin ballkanik, ndërkaq më vonë të mbyllet ruta ballkanike e emigrantëve”, tha Ivanov.

Hungaria së fundmi mbahet mend nga qëndrimi i ashpër ndaj refugjatëve, gjë që shtyu edhe të vendos një gardh në kufirin me Serbinë.

Kryeministri konservator i Hungarisë, Viktor Orban, i cili në vitin 2013 u dekorua nga presidenti Ivanov me dekoratën “8 Shtatori” për “përpjekjet e tija të shumta për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit shumë miqësorë ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë, si dhe për afirmimin dhe forcimin e reputacionit të Maqedonisë”, është lideri i parë evropian që ka shpërfillur kritikat nga Komisioni Evropian dhe nga administrata e ish-presidentit amerikan Barack Obama për ndërtimin e një “shteti joliberal”, transmeton Portalb.mk.

Orban - Ivanov, gjatë dekorimit "8 Shtatori"
Orban – Ivanov, gjatë dekorimit “8 Shtatori”

Orban gjithashtu në target e ka edhe shoqërinë civile, i cili së fundmi i fajësuar, njëjtë sikur bashkëpartiaku i Ivanovit, Nikolla Gruevski, se “po punojnë për Xhorxh Sorosin në dëm të interesave shtetërore”.

Në viti 2014,  Orban dha urdhër që të agjencitë shtetërore të auditivit të hetonin fondacione të financuara nga Norvegjia dhe tha se grupet e shoqërisë civile të financuara nga jashtë shtetit ishin mbulesa për “aktivistë politikë të paguar”.

Orban në vitin 2010, gjithashtu miratoi ligj për mediat, të cilën e kundërshtoi politika evropiane, duke kërkuar që të rishikoheshin nenet, të cilat censuronin mediat në këtë vend. Nëpërmjet ligjit shteti vendoste gjoba prej dhjetëra mijëra eurosh për mediat, të cilat preknin “dinjitetin njerëzor”, apo raportonin në mënyrë “të pabalancuar”.

Njëjtë sikur bashkëpartiaku i Ivanovit, Nikolla Gruevski, edhe Orbanit i ka penguar “përzierja e shteteve të huaja”, duke i hedhur poshtë kritikat e Francës dhe Gjermanisë kundër ligjit për mediat dhe duke theksuar se do ta ndryshojë ligjin e kontestuar nëse vendet e tjera evropiane e bëjnë gjithashtu për legjislacionin e tyre.

Në Samitin e Partneritetit Lindor të BE-­së në Riga të Letonisë në vitin 2015, presidenti i Komisionit Evropian, Jean­Claude Juncker, ka përshëndetur kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me fjalët “Përshëndetje diktator’’, ndërsa Orban është përgjigjur: “Përshëndetje Duka i Madh”, duke iu referuar Luksemburgut, vendlindjes së Junckerit.

Pas këtyre fjalëve, Juncker i ka zgajtur dorën dhe i ka dhënë një shuplakë fytyrës, duke lënë të nënkuptohet se po bënte shaka, edhe pse shuplaka nuk ishte edhe aq e lehtë. Orbani ka zemëruar kolegët e tij në BE me kryerjen e reformave të mëdha kushtetuese dhe institucionale, të cilat sipas kritikëve frenojnë lirinë e shtypit dhe autoritetin gjyqësor.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Europa duhet ta ndalë Viktor Orbanin

Presidenti i KE i thotë kryeministrit hungarez ‘diktator’, më pas e qëllon me shpullë (VIDEO)

Orban: Zgjedhjet në Maqedoni i anuloi faktori i jashtëm

Kleriku boshnjak i jep përgjigjen e merituar Viktor Orbanit: komentet mbi Islamin dhe Europën vijnë nga padituria

Modeli Orbán

Sheqerinska: Tek ne hero është Orban dhe jo Nelson Mandela

Thirrje deri tek Ivanov për t’ia marrë çmimin Orbanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button