“Standard”: Ivanov e çon Maqedoninë në kaos

“Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivnaov sillet si marionetë e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili e çon vendin e tij në kaos dhe larg nga BE dhe NATO”, shkruan gazeta austriak “Standard”, njofton Portalb.mk.

“Ai e ofendon BE-në si “të pafuqishme dhe të pafuqishme”. Koha e Paks Amerikana në Ballkan ka kaluar. Prej 1 marsit të këtij viti, presidenti Ivanov refuzon që ta japë mandatin për formim të Qeverisë, shefit të socialdemokratëve, Zoran Zaev, edhe pse ai bashkë me partitë shqiptare kanë shumicë në Kuvend. Në këtë mënyrë, ai hapur qëndron prapa partisë së deritanishme në pushtet, VMRO-DPMNE dhe i shkel të gjitha rregullat demokratike të lojës. Më pas, juristi 56 vjeçar duhe ttë dijë se çfarë do të thotë shtet i së drejtës, pasi që ka ligjëruar teori politike në Universitetin e Shkupit”, shkruan “Standard”.

Frikë e madhe nga burgu

“Me javë janë mbajtur protesta masive të përkrahësve të VMRO-DPMNE-së të cilët përpiqen që ta ndalojnë ndërrimin e pushtetit. Arsyeja kryesore: kundër shumë funksionarëve të lartë po kryhen hetime nga ana e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Frika e elitës së deritanishme politike është se do të mbarojnë në burg. Politikani Ivanov, u bë dorë e zgjatur e ish kryeministrit Gruevskit, kundër të cilit, gjithashtu po kryhen hetime”, shkruan gazeta, transmeton DW në gjuhën maqedonase.

“Standard” më tej thekson se presidenti Ivanov, për mosdhënien e mandatit përkrahje po merr nga Moska, nga mediat proqeveritare dhe nga  organizatat e afërta me partinë e bashkëpartiakut të tij, Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button