Ronaldo mungon sonte në finalen e Copa del Ray

Sonte do të rikthehet derbi më i madh në futbollin botërorë, kur përballë njëra tjetrës do të jenë Barcelona dhe Real Madridi. 
Barcelona synon të shënoj fitore ndaj Real Madridit në finale të Copa del Ray. Ky trofe do t’ia zbuste dhimbjen ekipit katalunas pas dy humbjeve radhazi, ku njëra i kushtoi me eliminimi nga Liga e Kampionëve.

Trajneri Gerardo Martino ka thënë se për te dhe ekipin është e rëndësishme sepse është finalja e Kupës së Mbretit dhe mbi të gjitha është një trofe që duhet fituar.
Trajneri argjentinas ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, i cili do të mungoj në Mestalla, për shkak të lëndimit.
“Është një nga më të mirët në botë dhe gjithmonë aspiron që ta kesh në fushë. Gjithsesi mendoj se nuk më takon mua të përgjigjem në lidhje me këtë temë”, ka theksuar ai.

Nga ana tjetër Real Madridi nuk mund të llogarit përfundimisht në shërbimet e Crisitano Ronalos për ndeshjen finale. Strategu italian Carlo Ancelotti ka thënë se mungesa e yllit portugez është motiv shtesë për Real Madridin.
“E ndoqa në stërvitje dhe e kuptova se nuk mund të jetë me ne, por kemi shumë lojtarë të tjerë cilësorë tek të cilët mund të besojmë, kanë treguar se dinë të reagojnë kur nevojitet kontributi i tyre. Sigurisht që kemi humbur një lojtar të jashtëzakonshëm, por mungesa e Ronaldos do të jetë motivim për gjithë të tjerët”, ka deklaruar Ancelotti për media.
Carlo Ancelotti e ka të qartë recetën për të mposhtur Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit me 11-shen që po ashtu e ka vendosur, por që nuk preferon ta bëjë publike.
“Ndeshjen nuk e kemi planifikuar për të bllokuar kundërshtarin, do të bëjmë lojën tonë me kualitetin dhe identitetin që kemi. Në lidhje me rreshtimin dhe formacionin titullar kam vendosur, por nuk do t’i them emrat e lojtarëve”, theksoi ai.

El Clasico e kupës së mbretit luhet sonte me fillim në orën 21:30 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button