“Raportuesit pa kufij” publikoi raportin për mediat, Maqedonia më keq në rajon

Organizata ndërkombëtare “Raportuesit pa kufij” (Reporters Without Borders) sot publikoi raportin e lirisë së mediave në botë. Në krahasim me vitin 2016 Maqedonia gjendet 7 vende më lartë, por sërish është më keq në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit, njofton Portalb.mk.

MaqedoniaSipas rang listës së indeksit së lirisë së mediave Maqedonia në vitin 2016 ishte në vendin e 118 me indeks prej 36.09 kurse në vitin 2017 ajo gjendet në vendin e 111 me indeks prej 35.74.

Më tej në raport thuhet se sundimi i ligjit në Maqedoni, si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka pësuar erozion. Shpifja në media u hoq nga kodi penal që nga viti 2012 por ajo u zëvendësua me gjoba të rënda dhe burgosje ndaj gazetarëve dhe pronarëve të mediave.

 

Raportuesit pa Kufij: Qeveria duhet ta zbardh dhunën ndaj gazetarëve

Raportuesit pa kufij më herët reaguan për sulmet që u bënë ndaj gazetarëve në protestën e “Maqedoni të përbashkët”. Nga kjo organizatë për Maqedoninë thonë se ka pasur shumë raporte për kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve edhe gjatë protestave të 2016 por se përgjegjësit e tyre shume pak u dënuan.

“Trysnia nga pushteti i deritashëm ndaj mediave ka bërë që shumë media të censurojnë veten”, shkruhet në raport.


krejtMë lartë e ranguar është Bosnja e Hercegovina duke zënë vendin 65, për tu pasuar nga Serbia në vendin e 66. Pas tyre vjen Shqipëria në vendin e 76 dhe Kosova në të 76-n.

Por edhe pse Bosnja e Hercegovina dhe Serbia gjenden më së miri në Ballkan, në krahasim me vitin 2016 ato kanë pësuar rënie të dukshme në nivelin e indeksit të lirisë së mediave.

LEXO: “Raportuesit pa kufij”: edhe një rënie për Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button