Gruevski: Fushata jonë bazohet mbi llogaridhënien për punën e bërë

Gjevgjelia tregoi se di të bëjë dallim dhe për këtë të dielën e dha mbështetjen për Gjorge Ivanovin për president të shtetit. 

Jam i bindur se edhe më 27 prill mbështetja do të jetë akoma më e madhe për Gjorge Ivanovin për president dhe për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin fitues “Për Maqedoninë më të mirë”, theksoi mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në tubimin në Gjevgjeli.

Është i kënaqur nga ajo që qytetarët tani më bëjnë dallimin mes, siç tha, këtyre që vetëm premtojmë dhe nuk realizojnë, të cilët vazhdimisht manipulojnë dhe akuzojmë rrejshëm dhe garniturës politike, e cila tregoi se mundet të punohet ndryshe.

Gruevski theksoi se në katër vitet e fundit në kushte të krizës, Qeveria e ka zvogëluar papunësinë nga 38 në 28 për qind, e subvencionoi normën e interesit nga 15 në 5 për qind që t’u mundësojë ekzistencë firmave. Me programin “E verifikuar”, shtoi Gruevski papunësia do të zvogëlohet nga 28 në 22 për qind, do të rritet numri i ilaçeve nga lista pozitive, do të ulet çmimi, do të furnizohet pajisja mjekësore për institucionet shëndetësore do të rritet buxheti në arsim, do të lehtësohet importi i automjeteve të përdorura dhe do të ulet çmimi i kartonit të gjelbër.

Lideri i VMRO-DPMNE-së kumtoi edhe se do të vazhdojë projekti për vetëpunësim të të rinjëve deri në moshën 29 vjeçare. 

Lajme të ngjashme

Back to top button