Siri, vazhdon evakuimi nga rajoni Vaer nën rrethimin e regjimit

Ka arritur në rajonin Jarabulus autokolona e gjashtë e evakuimit me civilë dhe elementë ushtarakë të cilët ishin të detyruar të largohen nga lagjja Vaer nën rrethimin e regjimit të Bashar al Asdit në qytetin Humus të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Fondacionit humanitar për të drejtat dhe liritë e njeriut (IHH) nga rajoni i evakuimit mësohet se 360 familje që janë nisur mbrëmë nga Vaer kanë mbërritur në Jarabulus i cili është pastruar nga organizata terroriste DEASH në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Civilët e rajonit Vaer dhe opozitarët ushtarakë me familjet e tyre që ndodhen në autokolonë janë vendosur në kampin Zogara.

Punonjësit e IHH kanë pritur familjet e mbërritura në kamp dhe kanë shpërndarë produktet themelore si ujë dhe ushqime.

Gjithashtu ekipet shëndetësore të IHH-së me ambulanca kanë bërë edhe ndërhyrjen e parë për të sëmurët në autokolonën e evakuuar ku ndër të tjera thuhet se ndodheshin 40 të sëmurë në gjendje të rëndë dhe 8 persona me aftësi të kufizuara.

Në muajin mars kur nisën evakuimet dy autokolonat e para që u detyruan të largoheshin nga rajoni u vendosën në kampet e ngritura në rajonin Jarabulus të Halepit pranë kufirit me Turqinë, ndërsa autokolona e tretë u vendos në qendrat e përkohshme të strehimit në rajonet periferike të Idlibit dhe autokolonat 5 dhe 6 në kampin Zogara në Jarabulus.

Sipas informacioneve të marra nga qendra e koordinimit lokal në Humus mësohet se regjimi ka pranuar vetëm 15 mijë kërkesa nga 22 mijë persona që kishin aplikuar për të dalë nga lagjja në rajone të sigurta. Ndërsa personat për të cilët nuk janë pranuar kërkesat do të shpërndahen në rajonet e regjimit.

Nga rajoni Vaer i cili prej një kohe të gjatë ndodhet nën rrethimin dhe sulmet intensive të regjimit deri tani janë detyruar të largohen mbi 12 mijë persona dhe pritet që në javët e ardhshme të evakuohen edhe afërsisht 3 mijë persona të tjerë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button