Borë në Mavrovë, Strazhë, Qafë Thanë

Ndalesë për automjete të rënda transportuese është vendosur mëngjesin e sotëm në qafën malore Gjavatë, akset rrugore Ohër – Resnjë, Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – qafa malore Strazhë – Kërçovë dhe Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë, për shkak të reshjeve të dëborës kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni në të gjitha rrugët tjera në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, nëpër rrugë të lagështa. Në pjesët më të larta të pjesës perëndimore të vendit ka mbetje të borës nëpër rrugë, por nuk ka ndalesa për qarkullim.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Koçan-Dellçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes Galiçicës (lidhja me R1307 (Doganë) – lidhja me A3 dhe R1301 (Tërpejc), nga vendi Korritë deri në qendrën dimërore Oteshevë është hapur për qarkullim. Në këtë aks rrugëor, nga unaza Tërpejcë deri te qendra dimërore Oteshevë në dy drejtimet, lejohet vetëm komunikacioni për automjetet dhe minibusët me masë të përgjithshme deri në 3,5 ton.

Lajme të ngjashme

Back to top button