Pendarovski: Të bashkuar të luftojmë për koncept të ri

Kandidati për president i LSDM-së Stevo Pendarovski sot në takime me qytetarët në lagjet e Shkupit Lisiçe dhe Draçevë i bëri thirrje popullatës që të dalin në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe ta përkrahin në garën për president të Republikës së Maqedonisë.

Jam i bindur se në raundin e dytë mund të fitojmë më shumë vota nga ato që morëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. I rekomandoi qytetarët që të kenë sukses duhet që të nxiten votuesit që janë të pavendosur në drejtësinë e konceptit të ri.

Para banorëve të Draçevës tha se të rinjtë migrojnë nga shteti, po kjo nuk mund të jetë e dukshme sepse nuk ka regjistrim të popullatës. Pa regjistrim, shtoi ai, zgjedhje vështirë se mund të thuhen se janë korrekte dhe demokratike dhe mund të manipulohet lehtë me listën zgjedhore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button