Zyrtari qeveritar u arrestua pasi kërkoi 200 euro ryshfet

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar një zyrtar qeveritar i punësuar në Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë.

Kundër zyrtarit D.R (34) nga Shkupi është ngritur padi për veprën  penale marrje dhuratë (ryshfet) për ndikim kundërligjorë.

I akuzuari, i cili ka shfrytëzuar pozicionin zyrtarë për marrjen e fitimit të paligjshëm, muajin e kaluar ka kërkuar një shumë prej 200 euro nga një qytetar për të ndërmjetësuar në Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillim rural, për ta mundësuar të marr subvencione për të blerë makineri bujqësore – Traktor.

I dëmtuari e ka denoncuar rastin në polici më datën 18 të muajit të kaluar dhe pardje (14.04) i dyshuar rreth orës 20:00 ka organizuar një takim në një restorant në lagjen “Aerodrom”, ku përveç dokumenteve të nevojshëm për subvencione ka marr dhe shumën prej 200 euro më parë të përcaktuar.

Policia menjëherë pasi i dyshuari ka pranuar zarfin ka reaguar dhe ka bërë kontroll, atij i janë gjetur dokumentet për subvencione dhe shuma e parave të cilët më parë ishin të përgatitur nga policia. 

Lajme të ngjashme

Back to top button