Kosovë-Turqi, luhet në Mitrovicë

Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e parashikuar fillimisht për t’u luajtur në Prishtinë, përfundimisht do të luhet në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë bërë të ditur se stadiumit të Prishtinës i duhet ende kohë për rikonstruksionin, ndaj dhe takimi kundër turqve do të luhet në Mitrovicë.

“Ne kemi pasur një takim javën e kaluar me zyrtarë të Komunës dhe Ministrisë së sportit ku kemi biseduar për investimet në stadiumin e Prishtinës. Gjendja e stadiumit është e rëndë dhe rinovimi merr kohë, për këtë arsyeje ndeshja ndaj Turqisë me 99 për qind do të luhet në Mitrovicë, në stadiumin Adem Jashar”, eshte shprehur Eroll Salihu, sekretari i FFK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button