Ritet trefish numri i votuesve në diasporë

24 mijë shtetas të Maqedonisë të cilët punojnë ose qëndrojnë në diasporë do të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

Numri i saktë do të dihet më së voni brenda dy ditëve kur do të mbyllet edhe lista zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Për raundin e parë nga zgjedhjet presidenciale kishin të drejt ët ëvotojnë 8332 shtetas të Maqedonisë edhe atë nga të gjitha Njësitë Zgjedhore,  numër 7 (Europë-Afrikë), numër 8 (Amerikë e Veriut dhe e Jugut) si dhe numër 9 (Australi dhe Azi). 

Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve parlamentare janë paraqitur 3749 persona, në Bern 4135 dhe Vjenë 1840 persona. 

Për dallim nga zgjedhjet presidenciale kur në Venedikt kishte më së shumti të paraqitur edhe atë 1902 persona, kurse të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 298 persona, në Bern janë paraqitur 514 persona, kurse kanë votuar 191 persona dhe në Vjenë janë paraqitur 195 kurse kanë votuar 133 shtetas të Maqedonisë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button