Macron gëzon mbështetje më të madhe se Le Pen

Lideri i lëvizjes “En Marche (marshimi)” Emmanuel Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë ka më shumë shanse se kundërshtarja e tij nga Partia e Frontit Nacional të të djathtës ekstreme Marine Le Pen, raporton Anadolu Agency (AA).

Macron i cili me lëvizjen që ka formuar për një kohë të shkurtër brenda një viti ka arritur një mbështetje të madhe i cili në raundin e parë doli i pari duke marrë 24.01 përqind të votave në zgjedhjet presidenciale.

Ai gjithashtu ka arritur të marrë edhe mbështetjen e kundërshtarëve të tij që kanë humbur zgjedhjet. Më të rëndësishme në këtë mbështetje kanë ardhur nga dy rrjedha kryesore në vend që janë qendra e djathtë dhe nga qendra e majtë.

Kandidati i Partisë Republikane e qendrës së djathtë François Fillon që në zgjedhje doli i treti duke marrë 20.01 përqind të votave dhe Benoit Hamon kandidati i Partisë Socialiste ish partia e Macron që ka dalë e katërta në zgjedhje doli i treti duke marrë 6.38 përqind të votave deklaruan se në raundin e dytë do të mbështesin Macron.

Në të njëjtën kohë vërehet se Macron duke marrë mbështetjen e presidentit François Hollande, kryeministrit Bernard Cazeneuve dhe ish kryeministrit Manuel Valls ka mbledhur prapa tij plotësisht qendrën e majtë.

Ndërsa nga ana tjetër edhe liderët e komuniteteve muslimane dhe hebreje kanë bërë thirrje për mbështetje kundër Le Pen e cila njihet me idetë e saj raciste. Parashikohet se kjo thirrje do të ketë një ndikim veçanërisht tek muslimanët.

– Le Pen dha dorëhqjen si lidere e partisë për të tërhequr votat

Në anën tjetër Le Pen, pavarësisht se ende nuk ka marrë hapur mbështetjen për shkak të politikave kundër BE-së thuhet se mund të tërheqë votuesit e konservatorit të krahut të djathtë Nicolas Dupont-Aignan i cili ka 4.7 përqind të votave.

Ndërsa votuesit e të majtit ekstrem që është kundër BE-së, Jean-Luc Melenchon që ka marrë 19.58 përqind të votave dhe i cili ka njoftuar se nuk do të japë mbështetje për asnjë kandidat parashikohet se do të shpërndahen mes Macron dhe Le Pen si dhe një pjesë e tyre nuk do të votojnë.

Deklarata për dorëheqje ditën e djeshme e Marine Le Pen si lidere e Frontit Nacional vlerësohet si përpjekje për të marrë vota nga votuesit e Melenchon dhe Dupont-Aignan.

Sipas sondazhit të fundit të opinionit publik të zhvilluar nga kompania Ipsos/Sopra Steria, bëhet e ditur se Macron në raundin e dytë do të marrë rreth 64 përqind të votave ndërsa Le Pen do të mbesë në 36 përqind.

Raundi i dytë i votimit që do të përcaktojë presidentin në Francë do të mbahet me 7 maj.

20170425_2_23294863_21412241_Web

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button