Thaçi do të kërkojë 120 mijë vota

Partia e Menduh Thaçit mbrëmë ka marr qëndrim të prerë se nuk do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e parakohshme, pas informacioneve se është e mundshme që ti bojkotojnë zgjedhjet, ka deklaruar për Dnevnik një funksionar i lartë i partisë.

Paralelisht me paralajmërimin se është e mundshme bojkot, PDSH vazhdon me fushatën parazgjedhore në të cilën personalisht lideri i partisë Thaçi paralajmëron se më 27 prill do të fitojnë trefish më shumë vota se sa në zgjedhjet presidenciale.

“I kemi shqyrtuar të gjitha vendvotimet dhe rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Vendosëm që të shkojmë deri në fund”, deklaroi funksionari i partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button