Timonie: Kriza në Maqedoni të zgjidhet përmes Kuvendit

Ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie, ka deklaruar në TV24 se zgjidhja e krizës politike në Maqedoni duhet të gjendet në Kuvend, nnjofton Portalb.mk.

Timonie ka deklaruar se politikanët duhet patjetër të kenë ndjenjë përgjegjësie, dhe se Kushtetuta nuk mund të interpretohet nga kushdo dhe ashtu siç do.

“Kjo bllokadë mund të tejkalohet vetëm në Kuvend, sepse Kuvendi është vendi ku duhet të bisedohet më thellësisht për interesat fondamentale dhe mund të ftojmë vetëm në ndjenjë të përgjegjësisë te partitë më të mëdha politike që të mund ata vetë ta tejkalojnë këtë prag republikan në bazë të së cilit ndërtohet një komb i madh i cili përparon. Nuk mund të sillemi në mënyrë skizofrenike duke folur se duam integrim euroatlantik, dhe nga ana tjetër të themi se Kushtetuta është një lloj tregtie dhe secili zgjedh çfarë i konvenon. Ky është konstatim të cilin ne e bëjmë, por megjithatë thellë në vete veçanërisht si francez konsiderojmë se maqedonasit janë ata të cilët duhet bashkërisht të gjejnë zgjidhje”, deklaroi Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button