Shaqiri kthehet për Real Madridin

Futbollisti kosovar gjigantit gjerman Bayern Munich, Xherdan Shaqiri iu është kthyer stërvitjeve te skuadra e tij.

Xherdani është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që kishte pësuar në muskulin e këmbës së djathtë në takimin e javës së 28-të që Bayerni e zhvilloi në udhëtim te Augsburgu.

Ylli kosovar ka kryer gjatë ditës së martë një stërvitje i ndarë nga grupi tjetër i skuadrës dhe ky është një lajm i mirë për Bayernin dhe Përfaqësuesen e Zvicrës. Rikthimin e tij e ka pritur mirë trajneri Pep Guardiola, i cili do ta ketë të gatshëm ‘xhuxhin’, në dy ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve që Bayern i zhvillon përballë Real Madridit.

Pas lëndimit që pësoi Xherdani u parapa që të mungonte edhe më shumë, pasi që media të ndryshme gjermane dhe zvicerane kishin shkruar se 22-vjeçari do të mund të mungonte edhe në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror me Zvicrën, që do ta zhvilloj me 15 qershor ndaj Ekuadorit. 

Në këtë stinor, Xherdani është paraqitur në 17 ndeshje në Bundesligë ku ka arritur të shënojë gjashtë gola dhe të bëjë dy asistime./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button