Mot me shi në male borë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, në viset më të larta me reshje të shiut dhe borës, ndërsa nëpër male me borë. Në disa vende sasia e shiut do të jetë mbi 30 litra në metër katror, ndërsa në male do të formohet mbulesë e dukshme e borës. Do të fryjë erë e dobët, kohë pas kohe me drejtim mesatar verior.

Temperatura do të lëvizë prej një deri 11 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët, kohë pas kohe mesatare veriore. Temperatura do të arrijë gjashtë gradë.

Deri të shtunën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male reshje të borës.  

Lajme të ngjashme

Back to top button