Le Pen e braktis funksionin e kryetares së partisë Fronti nacional

Kandidatja për zgjedhjet presidenciale në Francë, Marin Le Pen deklaroi se e braktis funksionin e kryetares së partisë Fronti nacional, me qëllim të përkushtohet në garën për mandatin presidencial.

Këtë vendim e kumtoi menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat mori mbështetje për pjesëmarrje në raundin e dytë dhe për pozitën e presidentit të Francës do të luftojë me centristin Emanuel Makron.

Le Pen në një deklaratë për mediat franceze deklaroi se ka nevojë të jetë mbi aktivitetet partiake.

Edhe pse Makron është favorit në raundin e dytë të zgjedhjeve, Le Pen porositi se është e sigurt në fitoren e saj dhe se Franca afrohet deri te momenti vendimtar në historinë  e saj.

“Më nuk jam kryetare e Frontit nacional, tani jam vetëm kandidate për presidente të Francës”, porositi Le Pen.

Sipas sondazheve, Makron në raundin e dytë të zgjedhjeve do të duhet të ketë mbështetje prej 62 për qind të votuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button