Të rishikohet tenderi i autostradës Prishtinë-Shkup

Tenderi për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup ku fituese është shpall konsorciumi “Bechtal&Enka” duhet të hetohet dhe të rishqyrtohet. Kështu kërkojnë njohës të ekonomisë, pas lajmit se ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, është punësuar në kompaninë amerikane “Bechtel”.

Profesori i ekonomisë, njëherësh hartues i njërit prej projekteve të autostradës Merdare- Morinë, Halim Gjergjizi, ka thënë se tenderi Prishtinë-Shkup duhet shqyrtohet nëse ka pas parregullsi në këtë tender. “Ka institucione që i trajtojnë problemet e konflikteve të interesit. Duhet të rishikohet kontrata dhe këto nuk janë projekte të lira, janë të shtrenjta. Duhet të shikohet interesi publik. Interesi publik para se gjithash duhet të merret parasysh, ngase të gjitha këto mjete paguhen nga taksapaguesit”, ka thënë Gjergjizi.

Në garë për të marrë përsipër ndërtimin e kësaj autostrade ka qenë edhe kompania Austriake ‘Strabag’. E përfaqësuesit e biznesit austriak në Kosovë nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me mundësinë e rishikimit të kësaj kontrate. Vjosa Huruglica nga Oda austriake në Kosovë ka thënë se nuk kanë informacione nëse ka pasur ndikime diplomatike në përzgjedhjen e kompanisë fituese “Bechtel&Enka”. / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button