Në Meksikë është vjedhur material radioaktiv

Autoritetet meksikane kumtuan se një kamion që ka transportuar material radioaktiv është vjedhur në pjesën veriperëndimore të Meksikës.

Ministria meksikane e Punëve të Brendshme theksoi se kamioni ka transportuar iridium-192, që paraqet rrezik për shëndetin e njeriut gjatë përdorimit jo të rregullt ose nëse nxirret nga kutia.

Është shpallur alarm në nëntë shtete federale.

Gjatë viteve të fundit kishte disa raste me vjedhje të materialeve radioaktive, por të gjitha janë gjetur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button