Diskualifikohet Rrufeja, Zajazi 100km larg Kërçovës

Federata e Futbollit të Maqedonisë me vendim të Komisionit Disiplinor, ka marrë  vendim për të diskualifikuar ekipin e Rrufejës nga Militina nga garat e mëtutjeshme në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, për shkak mos zhvillimit të ndeshjes së javës së 22-të kundër Sileksit, si dhe për mos informimin se ndërprenë garat në këtë ligë. Rrufeja tani do të transferohet në shkallën më të ulët të garave, atë të Ligave Komunale.

Ndeshjet që skuadra e Rrufejës i kishte zhvilluar gjatë rrethit të parë të kampionatit (sezonin vjeshtor) nga sezoni 2013/2014, mbeten me rezultatet e arritura, ndërkohë të gjitha ndeshjet që kjo skuadër i ka zhvilluar gjatë sezonit pranveror, përfshirë këtu ndeshjet nga java e 16-të, deri në javën e 21-të, të njëjtat do të anulohen dhe nuk do të llogariten. Skuadrat që ende nuk janë përballur me Rrufejën në sezonin pranveror, do të jenë të lira dhe nuk do të përfitojnë pikë.

KF Zajazi, për shkak sulmit fizik ndaj arbitrit kryesor Stefkov nga disa persona jozyrtarë pas përfundimit të ndeshjes të 12 prillit në Kërçovë kundër Tiverijës, i është dorëzuar Komisonit Disiplinor, ndërsa njëkohësisht nga FFM njoftojnë se fusha në Kërçovë është pezulluar dhe se drejtuesit e Zajazit janë të obliguar që në përputhshmëri me rregullat e FFM-së të gjejnë një stadium në largësi prej 100 km nga Kërçova ku do ti zhvillojnë ndeshjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button