SHBA, u dënuan drejtorët e Magjar Telekomit për ryshfet ndaj politikanëve të Maqedonisë

Komisioni Amerikan për letra me vlerë publikon se ish drejtorët e Magjar Telekomit Eleg Shtraub dhe Andras Balog janë pajtuar që të paguajnë gjobë në të holla, ndërsa ndaj tyre është shqiptuar edhe dënim me ndalesë për kryerje të detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqata aksionare për 5 vitet e ardhshme.

Shtraub do të paguajë gjobë prej 250.000 dollarësh amerikan, ndërsa Balog shumën prej 150.000 dollarësh.
Dënimi vjen pas akuzave ndaj drejtorëve të Magjar Telekomit, se politikanëve të Maqedonisë u kanë paguar ryshfet që të pengojnë konkurencën në treg, ka deklaruar Stefani Avakian, drejtor ekzekutiv i sektorit për hetime në Komisionin Amerikan për letra me vlerë.

Sipas dëshmitarëve, nga ryshfeti i Magjar Telekomit kanë përfituar ish kryeministri Vllado Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, edhe atë nga 2,5 milionë euro secili.

Pasi procesi në SHBA mori publicitet, edhe Prokuroria e Maqedonisë hapi lëndë për rastin “Magjar Telekom”. Lëndën e ka kërkuar edhe Prokuroria Speciale Publike e Katica Janevës, por Këshilli i Prokurorëve deri tani nuk ia ka dorëzuar këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button