MINISTRAT: Në pozita të larta, por pa llogari bankare?!

Ministra që nuk kanë llogari bankare, jetojnë në pronat e prindërve dhe posedojnë automobila me vlerë më të vogël se 1.000 euro. Këto janë vetëm një pjesë e detaleve që PORTALB ua ka sjellë para jush nga fletat anketuese të ministrave aktualë të qeverisë. Gjykuar sipas asaj që e kanë deklaruar, në qeverinë e dyshes Gruevski-Ahmeti ka laramani në standardin jetësor të ministrave aktualë.  

Mile Janakieski, ministër për transport dhe lidhje 
Ministri Janakieski është njëri nga funksionarët me fletë “më të pasur” anketuese. Ministri posedon shtëpi, banesë, patundshmëri, libreza kursimi në denarë dhe në deviza si dhe stoli.
Sipas fletës anketuese, në emrin e tij personal, si pronë të patundshme ministri ka paraqitur: banesë në Shkup prej 58 metra katrorë me vlerë të paraqitur prej 40.000 eurosh, shtëpi në Prilep prej rreth 400 metrash katrorë me vlerë prej 150.000 eurosh.
Ministri ka paraqitur edhe tre llogari bankare në emrin e tij, libreza kursimi në denarë dhe në deviza posedojnë edhe fëmijtë e tij si dhe gruaja e tij. Janakievski posedon edhe aksione me vlerë individuale prej 100 eurosh. Ministri për transport dhe lidhje në emrin e fëmijëve të tij ka paraqitur edhe dy parcela me tokë bujqësore. Si pronë në emër të prindërve të tij, Janakievski i ka paraqitur: shtëpi në Shkup prej 150 metrash katrorë në vlerë prej 250.000 eurosh, automobil dhe stoli ari me vlerë të paraqitur prej 1.000 eurosh.
Bashkëshortja e ministrit ka blerë veturë të tipit Nisan Kashkai me vlerë të paraqitur prej 20.000 ?urosh.

Blerim Bexheti, ministër për drejtësi
Ministri për drejtësi nuk ka pronë të patundshme në emrin e tij, por ka tre automobila. Sipas fletës anketuese, Bexheti në emrin e prindërve ka paraqitur shtëpi me sipërfaqe prej 240 metrash katrorë me vlerë prej 50.000 eurosh në fshatin Gllumovë, ku poashtu ka trashëguar tokë bujqësore me vlerë prej 30.000 eurosh dhe mal prej 4.000 metrash katrorë.
Në emrin e tij, ministri ka paraqitur tre vetura dhe një veturë në emrin e prindërve të tij. Në fletën anketuese të këtij funksionari nuk ka të dhëna për posedimin e llogarive bankare.

Valon Saraçini, minister për ekonomi
Ministri për ekonomi është një nga ministrat që nuk kanë kulm mbi kokë. Sipas fletës anketuese, në emrine  tij ministri ka paraqitur se ka vetëm borxhe – kredi prej 70.000 eurosh. 
Gjithçka që është paraqitur në fletën e tij anketuese, është prona e paraqitur është në emrin e prindërve të tij, bile edhe veturat. Kështu në emrine prindërve të Saraçinit, ka paraqitur dy shtëpi, një në Shkup me sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë me vlerë prej 200.000 eurosh, dhe e dyta në Ulqin të Malit të Zi, me sipërfaqe prej 320 metrash katrorë  dhe vlerë prej 180.000 eurosh. Në emër të prindërve ministri ka paraqitur edhe dy automobilë me vlerë të përgjithshme prej 8.800 eurosh. Në fletën anketuese të ministrit nuk ka të dhëna për posedimin e llogarive bankare, pronë në emrin e bashkëshortes ose eventualisht pronë në emër të fëmijëve.

Gordana Jankullovska, ministër për punë të brendshme
Policja e parë, në mes tjerash, në fletën anketuese ka paraqitur edhe armë. Ministresha posedon dy armë, një të tipit Valter P22 dhe tjetra e tipit Bërno.
Jankullovska në emrin e saj ka banesë me garazhë dhe hapësira ndihmëse me sipërfaqe të përgjithshme prej 91 metrash katrorë në Shkup me vlerë të paraqitur prej rreth 121 mijë eurosh. Pastaj, si pronë të veten personale ka paraqitur edhe librezë në denarë dhe devizore. Në fletën anketuese të ministreshës është paraqitur edhe prona e bashkëshortit, që përfshinë banesë me garazhë prej 63 metrash katrorë në Shkup, automobil, qira me vlerë prej 300 eurosh, të ardhura plotësuese mujore prej 12.000 denarësh, librezë kursimi në deviza dhe llogari transaksionale. Bashkëshorti i ministreshës, sipas fletës anketuese ka borxh prej 10.000 eurosh.

Si pronë e përbashkët e këtij çifti janë paraqitur fotografi artistike dhe kredi prej 14.000 eurosh.

Fatmir Besimi, zëvendëskryeministër i qeverisë
Fatmir Besimi, zëvendëskryeministri aktual i qeverisë, njeriu i cili në vazhdimësi është në pozita të larta ministrore në pushtet, në emrin e tij personal nuk ka asnjë patundshmëri.
Sipas të dhënave nga fleta e tij anketuese, nga patundshmëritë, si pronë e përbashkët me bashkëshorten, posedon shtëpi prej 410 metrash katrorë në Shkup, vlera e së cilës është 219 mijë euro. Si pronë të tij personale ai ka paraqitur edhe hua të dhënë prej 4.000 eurosh dhe kamatë për depozit prej 1.000 eurosh. Besimi ka kredi në vlerë prej rreth 80 mijë eurosh. Nuk ka veturë të tij personale.
Në fletën anketuese qëndron vetura e tipit Opel Astra në emër të bashkëshortes, pastaj vetura e vëllaut të tij dhe e prindërve të tij, të cilët posedojnë shtëpi, tokë ndërtimore dhe bujqësore në Tetovë.

Nikolla Todorov, ministër për shëndetësi
Gjykuar sipas fletës anketuese, ministri Todorov është njëri nga më të varfërit. Sipas të dhënave që janë në dispozicion nga Komisioni për anti-korrupsion, Todorovi posedon automobil të vitit të hershëm ’97, të tipit Daewoo Tiko, me vlerë të paraqitur prej 700 eurosh.
Ministri posedon edhe dy llogari bankare, një kartelë për pagesë në denarë me 2.700 euro dhe kursim në para prej 10.600 eurosh.
Në fletën anketuese të ministrit nuk ka të dhëna për patundshmëri ose për pronë të përbashkët me bashkëshorten.

Talat Xhaferi, ministër i mbrojtjes
Ministri për mbrojtje vozit Audi ?4, vlera e së cilës nuk figuron në fletën anketuese. Xhaferi në emrin e  tij ka paraqitur banesë prej 46 m2 në lagjen Çair në Shkup, me vlerë prej 34.600 eurosh dhe shtëpi prej 340 m2 në fshatin Forinë, në vlerë më të madhe se 178 mijë euro. Në emër të bashkëshortes së tij, Xhaferi ka paraqitur edhe rrogë mujore prej 17.000 denarësh. Sipas fletës anketuese, ministri nuk posedon asnjë llogari bankare.

Zoran Stavrevski, zëvendëskryeministër dhe ministër për financa
Zëvendëskryeministri dhe ministri për financa vlen si një nga “më të pasurit” me patundshmëri, në vend dhe jashtë vendit. Ministri Stavreski në emrin e tij personal ka paraqitur banesë në Ohër prej 40 metrash katrorë. Si pronë të patundshme me bashkëshorten kanë banesë në Amerikë prej 90 metrash katrorë me vlerë të paraqitur prej 150.000 eurosh. Bashkëshortja e tij posedon banesë në Shkup prej 73 metrash katrorë me vlerë të paraqitur prej 20.000 ?urosh, si dhe shtëpi me oborr, poashtu në Shkup, me sipërfaqe prej 279 metrash katrorë.
Ky çift si pronë të përbashkët ka të ardhura prej 1.800 dollarësh nga banesa e dhënë me qira, si dhe kursim të përbashkët prej 67.000 dollarësh.
Ministri ka paraqitur dy llogari devizore, të cilat pothuajse janë të zbrazëta, si dhe një librezë kursimi në denarë me rreth 5.000 ?uro.
Edhe bashkëshortja e tij ka librezë kursimi në denarë me rreth 21.000 ?uro.   

Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i qeverisë
Zëvendëskryeministri Xhaferi nuk ka pronë të patundshme në Maqedoni. Sipas asaj që e ka paraqitur në fletën anektuese, ai në emrin e tij personal ka banesë prej 80 metrash katrorë në Ferizaj të Kosovës, me vlerë prej rreth 41.000 eurosh.
Si pronë në emër të prindërve ka paraqitur tokë bujqësore në Zajaz, ndërsa si pronë të bashkëshortes, veturë prej rreth 7.000 eurosh si dhe të ardhura mujore nga një sigurim zviceran prej 1.800 ?urosh.

Zëvendëskryeministri Xhaferi posedon pesë llogari bankare, me ç’rast kursimet e tij janë rrteh 30 mijë euro dhe 25 mijë franga zvicerane.

Aneta Dodevska, Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button