Xhaferi: Kuvendin nuk do ta dërgoj as në Tiranë e as në Prishtinë

Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi u është kundërpërgjigjur sulmeve të njëpasnjëshme nga deputetët e VMRO-së, që ju bënë atij nga foltorja e Kuvendit.

Xhaferi tha se nuk ka ardhur nga Marsi, por ka qenë ministër i Mbrojtjes, ndërsa se si ka punuar u bëri thirje deputetëve të pyesin ministrat e tjerë, raporton Aktuale.mk

Unë nuk jam i ngarkuar ashtu sikur jeni ju. Mendoni mirë çka dhe si flisni. Të gjitha ofendimet që po i ndëgjojmë 60 ditë, vetëm ne mund t’i durojmë sepse besojmë në bashkëjetesë, ka thëne Xhaferi.

Ai theksoi se nuk ka pasur ndërmend të paraqitet për të diskutuar, por fjalimi i tij ka për qëllim të tregojë se qytetarët maqedonas nuk mendojnë si deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Qetësohuni, Kuvendin nuk do ta dërgoj as në Tiranë as në Prishtinë e as në Tunguzi, tha mes tjerash Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button