fbpx

Thaçi nuk bojkoton zgjedhjet, e quan Ali Ahmetin djall

?egjithatë Menduh Thaçi nuk bojkoton zgjedhjet parlamentare të 27 prillit si që u paralajmërua nga gazeta ‘Dnevnik’. Ai sonte ishte në tubim në Sllatinë ku tha se moto e PDSH-së është “Për liri” që nënkupton vota të jetë e lirë.

“Mënyra si ali Ahmeti e frikëson popullatën është mënyrë e djallit. Me mënyrën e tij ai tregon se sa është i ligë kur behet fjalë për ta mbajtur pushtetin. Në rrethin e parë votuan vetëm krerët e PDSH-së por rezultati në 27 prill do te jetë ndryshe. Ia dhamë qeverinë në vitin 2002 Alisë por atëherë PDSH nuk ka frikësuar asnjë. Por tani Aliu e ka okupuar territorin por terrori i tij duhet të ndalet. Duhet ti tregojmë se të votosh do të thotë tu kthehet njerëzve liria. Më 27 prill do të themi stop. Kush voton për BDI-në, voton për Gruevskin” tha Thaçi.

Fjalim mbajti edhe kandidati për deputet, Imer Aliu. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button