Kriza poltike, rrezikohen pagat dhe pensionohet

Kriza politike do të shkaktojë edhe krizë buxhetore. Shteti mund të ballafaqohet me problem në kryerjen e obligimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, duke pasur parasysh se po grumbullon më pak para nga sa ishte planifikuar, transmeton Alsat M. Mospagesa e subvencioneve bujqësore është shenjë se diçka nuk është në rregull. Sipas profesorit universitar, Vanço Uzunov, jo vetëm që ekziston problemi me mungesën e parave në buxhet por ai as nuk mund të zgjidhet për shkak të bllokimit të Kuvendit.

“Nuk mund të bëhet rishikim, e as shteti të merr borxh jashtë vendit, që do të thotë se duhet të ketë mospagesa nga buxheti, shkurtime nga buxheti. Do të fillojnë me disa gjëra të vogla, ja tani ka vonesa dhe kërkojnë pretekst për subvencionet, por para nuk ka. Mendoj se deri në vjeshtë do të arrijnë në atë nivel ku nuk do të ketë të holla as për pensione, e nëse ka për pensione nuk do të ketë për transferime sociale, rroga për administratën ose nevoja të tjera” – tha për televizionin Alsat M, profesor universitar, Vanço UZUNOV.

Shteti në tre muajt e parë të vitit, nga tatimet ka grumbulluar më pak se sa niveli i planifikuar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të papaguara janë rreth 306 milionë euro, që paraqet rritje prej 5,5 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Megjithatë, kjo është më pak se rritja e parashikuar prej 10 përqind. Edhe krahas kësaj nga Financat pohojnë se arka e buxhetit nuk është në krizë.

“Të ardhurat në buxhet janë në kuadër të planifikimeve, kemi likuiditet të mirë, si rrjedhojë tani nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit dhe pagesat e rrogave, pensioneve dhe transferimeve sociale janë të rregullta dhe në kohë” – thanë nga Ministria e Financave.

Arsye shtesë për shqetësim janë paralajmërimet se Evropa po mendon për shkurtimin e ndihmës në të holla që Maqedonia e merr si pjesë e ndihmës para-aderuese. Revista gjermane Spiegel shkruan se ka gjasa të mëdha që vendi të përballet me sanksione, të cilat përveç ndalesës për udhëtim dhe bllokimin e llogarive të politikanëve kryesorë, do t’i godasin edhe fondet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button