(VIDEO) Sulm verbal ndaj Pendarovskit me thirrje “president shqiptar”

Kandidati presindecial i LSDM-së, Stevo Pendarovski në mënyrë verbale është sulmuar dhe fyer nga aktivistë të VMRO-DPMNE në lagjen Lisiçe të Shkupit.

“Ua president shqiptar” dhe provokime të tjera kanë qenë pjesë e reagimit të aktivistëve të VMRO-DPMNE ndaj Pendarovskit, i cili po zhvillonte takime me qytetarët në këtë lagje të Shkupit.  LSDM ka reaguar kundër këtij incidenti duke theksuar se pas provokimeve verbale, janë shmangur pasojat më serioze. “Ne kërkojmë që MPB të zbardh këtë incident dhe se institucionet të sigurojnë kushte për zhvillimin pa pengesa të aktiviteteve parazgjedhore”, thekson LSDM.

 Lidhur me incidentin ka reaguar VMRO-DPMNE duke kërkuar ndëshkimin e atyre që nxitën këtë incident dhe provokim. “Kërkojmë që institucionet të veprojnë dhe të ndëshkojnë autorët”, deklaraun nga partia e Gruevskit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button