OH “Kalliri i Mirësisë” dekoron kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhitin

Njëra nga organizatat humanitare e cila ka realizuar bashkëpunim të suksesshëm shumëvjeçar me Komunën e Çairit “Kalliri i Mirësisë” në shenjë falënderimi për kontributin bamirës me rastin e aktivitetit tradicional “Java e jetimit” dekoroi kreun e Komunës Izet Mexhiti,  me mirënjohjen “Kalliri i artë”.

“Iniciativat organizative humanitare si nevojë shoqërore për t’ju ardhur në ndihmë atyre që më shumti kanë nevojë çdoherë kanë pasur derën e hapur në Komunën e Çairit dhe përkrahjen maksimale realizuese nga ana e kreut të Komunës – Izet Mexhiti. Le të kontribuojmë edhe më shumë në shërimin e plagëve shoqërore përmes realizimit të aksioneve bamirëse. Dhurata më e madhe për një njeri është të shoh lumturinë dhe buzëqeshjen në sytë e atyre që më së shumti kanë nevojë”, thuhet në njoftimin nga Komuna e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button