Gabriel: Paqja në Siri mund të arrihet vetëm me ndihmën e Rusisë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel vlerëson se ndërprerja e zjarrit në luftën qytetare në Siri mund të arrihet vetëm me ndihmën e Rusisë si vend i vetëm i cili ka ndikim real ndaj qeverisë nën kontroll të Bashar el Asad. Këtë deklaratë të cilën e transmetojnë mediat gjermane shefi i diplomacisë e ka dhënë gjatë vizitës së Gabrielit në Jordani ku ai sot ka mbajtur konferencë për media.

Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli Gabriel beson se në interes të Rusisë është që shpejtë t’i jepet fund intervenimeve ushtarake në Siri dhe se Moska nuk duhet të pres derisa “Qeveria në Damask nuk bëhet mjaft e fuqishme pas ç’ka nuk do të ketë nevojë ta dëgjojë Rusinë”.

Sipas Gabrielit bisedat për zgjidhjen politike të krizës në Siri duhet të sjellin rezultate të cilat do të jenë në interes për Rusinë, SHBA-në dhe për rajonin përfshirë edhe Jordanin ndërsa Evropa duhet të luaj rol aktiv sepse me pranimin e miliona refugjatëve sirianë është prekur drejtpërdrejtë nga lufta qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button