Kallëzim penal për shtatë persona për vrasjen në Matkë

SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal kundër disa personave të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen në Matkë më 15 prill në të cilën jetën e humbi një djalosh 17-vjeçar.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se kallëzimi penal është dorëzuar kundër 18-vjeçarit A.E. për shkak të dyshimit bazik se ka kryer vepër penale “vrasje”, si dhe kundër 18-vjeçarit XH.S. dhe një 16-vjeçari nga fshati Shishovë, 16-vjeçari nga fshati Saraj, 13-vjeçari nga Shkupi, 14-vjeçari nga fshati Gërçec dhe 13-vjeçari nga fshati Saraj për shkak të dyshimit bazik se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në grindje”.

Më 15 prill rreth orës 15 para digës – Matkë e Poshtme ka ndodhur grindje verbale midis A.E., XH.S. dhe 16-vjeçarit nga fshati Shishovë edhe nga ana e të denoncuarve të tjerë nga ana tjetër. Pas një kohë të shkurtër grindja është shndërruar në rrahje në të cilën A.E. me thikë i ka shkaktuar lëndime në gjoks 17-vjeçarit nga fshati Saraj, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllait të tij me thikë i ka shkaktuar lëndime sipërfaqësore në gjoks.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, A.E. i është shqiptuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa të denoncuarve të tjerë u është shqiptuar masë kujdesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button