Mbahet në Shqipëri protesta e opozitës (FOTO)

Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita sot në Shqipëri mbajti një protestë në disa zona të vendit, duke bllokuar edhe akset rrugore, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta në fjalë është përshkallëzuar sot, pasi opozita vazhdon bojkotin parlamentar dhe protestën në Tiranë që prej datës 18 shkurt, me kërkesën për krijimin e qeverisë teknike që do të përgatisë sipas saj zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Pavarësisht se autoritet policore nuk kishin dhënë leje për mbajtjen e protestës që u zhvillua njëkohësisht në Tiranë, por edhe disa zona tjera të vendit, mbështetësit e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe partive të tjera opozitare protestuan për rreth 1 orë.

Kështu protesta me bllokimin e akseve rrugore janë mbajtur në Tiranë, Lushnje, Elbasan, etj, ku si pasojë u bllokua edhe qarkullimi rrugor në disa akse.

Lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë, Lulzim Basha, iu bashkua protestës në sheshin “Shqiponja” në Tiranë, ku edhe mbajti një fjalim para mbështetësve të opozitës.

Basha ka përsëritur kërkesat e opozitës të thëna edhe më parë, ku kërkojnë qeveri teknike për mundësimin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira.

Basha tha gjithashtu se ndër kushtet e opozitës krahas kushteve për një garë të drejtë në zgjedhje është edhe sjellja e votimit dhe numërimit elektronik, të cilat sipas tij do të shërbejnë për mbrojtjen e votave të çdo shqiptari. Basha e ka quajtur një paralajmërim protestën e sotme dhe më pas ka ftuar qytetarët të shpërndahen të qetë dhe pa provokime, si dhe ka ftuar gjithashtu protestuesit të këndojnë himnin kombëtar.

Pas fjalimit të Bashës protesta ka përfunduar qetësisht dhe pa incidente.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Socialiste (PS) të Shqipërisë dhe kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë thirrje për dialog me opozitën, ndërsa ka theksuar se nuk mund të krijohet qeveri teknike.

Ndërkohë një delegacion i Parlamentit Europian (PE), i kryesuar nga Zëvendës Presidenti i Partisë Popullore të Europës, David McAllister pritet të qëndrojë në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet që të luaj një rol në negociatat mes qeverisë dhe opozitës. Ndërsa pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian (PE), Knut Fleckenstein.

Opozita e Shqipërisë

Protesta e opozitës së Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button