Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij marrin shtetësinë shqiptare

Me dekret të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë shtetësinë shqiptare ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dekreti i firmosur nga Nishani është publikuar në faqen e Presidencës së Shqipërisë dhe mban datën e sotme, 24 prill 2017.

“U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave: Ramush Hilmi Haradinaj dhe Anita Mustafë Haradinaj”, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti i Shqipërisë.

Ramush Haradinaj, ndodhet i ndaluar nga autoritetet franceze që prej 4 janarit të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button