Pamje mahnitëse të “ylberit mbi tokë” (FOTO)

Një kompani private në Konya të Turqisë ka mbjellë 80 lloje të ndryshme tulipanësh në 300 hektarë hapësirë, përmes së cilës ka formuar një “ylber mbi tokë”.

Tulipani emri i të cilit është gdhendur me shkronja të arta gjatë një periudhe dhe i cili ka një vend të rëndësishëm në mitologjinë dhe kulturën e lindjes, zbukuron qendrat e qyteteve, rrugët, parqet dhe ambientet historike të tyre.

Sipas informacioneve të Institutit të Statistikave të Turqisë, vitin e kaluar qyteti i Konya-s ka mbuluar 96.8 për qind të prodhimit të kësaj lulje për të gjithë Turqinë. Gjatë vitit të kaluar në këtë qytet janë mbjellë 40 milionë tulipanë në 400 mijë metra katrorë. Ndërkohë këtë vit numri i tulipanëve të mbjellë në këtë rajon ka shkuar në 60 milionë.

Kompania Asya Lale, ka zgjedhur qytezën Karatay e cila është rreth 50 kilometra nga qendra e Konya-s. Ai ka mbjellë rreth 80 lloje tulipanësh të cilët i shpërndan në katër anët e vendit. Krahas prodhimit, kjo qendër e tulipanëve tërheq mijëra vizitorë çdo vit.

Veçanërisht të pasionuarit pas fotografisë, vijnë dhe realizojnë foto të ndryshme në hapësirën e cila i përngjan një “ylberi mbi tokë”.

Të pasionuarit pas këtyre pamjeve të mrekullueshme mundohen të monitorojnë edhe nga ajri këtë vend shumëngjyrësh.

Kjo sipërmarrje krahas bukurisë, fitimeve dhe të qënit një atraksion për shumë turistë, është në të njëjtën kohë dhe një derë mbështetjeje për gratë e fshatrave përreth, të cilat gjejnë mundësinë e punësimit në këtë vend.

Në një prononcim për AA drejtuesi i këtij projekti Beyhan Gürses, ka thënë se ambientet e kompanisë së tij janë fitimprurëse, por edhe një adresë e shumë vizitorëve të shumtë.

20170424_2_23271989_21373974_Web

20170424_2_23271989_21373977_Web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button