fbpx

Siri, sërish sulm në Han Shejhun, 6 civilë humbin jetën

Gjashtë civilë e kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror në rajonin Han Shejhun të Idlibit në Siri, ku paraprakisht regjimi i Bashar al Asadit kishte kryer masakër me armë kimike, raporton Anadolu Agency (AA).

Hamit Kutajni, punonjës i Mbrojtjes Civile në Han Shejhun, në një deklaratë për AA tha se “Një avion luftarak i regjimit kreu sulm ajror në një çarshi të Han Shejhunit rreth orës 13:00. Si pasojë e sulmit, gjashtë civilë humbën jetën, prej të cilëve një fëmijë. Po ashtu, kemi dhjetë të plagosur. Dyqanet në çarshi pësuan dëme të mëdha. Janë dëmtuar edhe automjetet e civilëve”.

Kutajni theksoi se ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke i vazhduar punimet për pastrimin e gërmadhave.

Pjesa më e madhe banorëve të Han Shejhunit migruan drejt Idlibit pas sulmit me armë kimike më 4 prill.

Teksa një pjesë e personave që kanë migruar janë kthyer, pjesa tjetër po qëndron në kampet në afërsi të kufirit me Turqinë nga frika prej sulmeve të reja në qytet.

Si pasojë e sulmit kimik jetën e humbën mbi 100 civilë, shumica e të cilëve fëmijë dhe gra, kurse mbi 500 të tjerë ishin plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button