Indi, rebelët maoistë sulmojnë forcat paramilitare

Rebelët maoistë në pjesën qendrore të Indisë kanë vrarë 12 ushtarë paramilitarë dhe kanë plagosur gjashtë prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Jitendra Shukla, zyrtare e sigurisë, ka njoftuar se rebelët maoistë kanë hapur zjarr nga një hapësirë malore drejt forcave paramilitare që po mbronin punëtorët të cilët po zhvillonin punime në rrugë në rajonin Sukma në shtetin Çattisgarh.

Shukla ka theksuar se si pasojë e sulmit 12 ushtarë e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë ushtarët e plagosur janë transferuar në spital përmes helikopterëve.

Rebelët maoistë edhe muajin e kaluar ndërmorrën sulm në zonën pyjore në Sukma, ku mbetën të vrarë 11 ushtarë, kurse tre të tjerë ishin plagosur.

Ndryshe, rebelët maoistë motivohen nga lideri revolucionar kinez Mao Ce Dun, ndërsa që nga viti 1976 kryejnë sulme në shumë shtete në veri, lindje dhe pjesën qendrore të Indisë. Ata pohojnë se luftojnë për të drejta më të mëdha të popujve fisnorë dhe të varfërve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button